Nusja 22-vjeçare i vjedh vjehrrës 6400 dollarë në Tiranë, kështu e mashtroi

Tirana

Nusja 22-vjeçare i vjedh vjehrrës 6400 dollarë në Tiranë, kështu e mashtroi

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 20:22
ilustrim

Një ngjarje e rendë ka ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet, ku një 22-vjeçare është akuzuar nga vjehrra e saj, se e mashtronte këtë të fundit duke i bërë punët e shtëpisë dhe i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Nëna e saj në një intervistë ekskluzive për emisionin “Pa Gjurmë” e hodhi poshtë këtë akuzë, pasi sipas saj e gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të konflikteve që e bija kishte me njerëzit e burrit. Ngjarja ka ndodhur në datën 15 korrik, kur polica shoqëron 22-vjeçaren në polici pas denoncimit të vjehrrit të saj. Ky i fundi ka fajësuar nusen e djalit se i kishte vjedhur shumën prej 6400 dollarësh.

“Unë u shokova kur më njoftuan se policia kishte marrë vajzën time. Kur shkova në komisariat mësova se ishte vjehrri që e kishte denoncuar si hajdute”, u shpreh nëna e vajzës.

Pas 72-orëve në paraburgim, vajza e ka pranuar se e ka kryer veprën penale dhe sot është me arrest shtëpie derisa të mbarojnë hetimet nga ana e prokurorisë.

“Kur vajza erdhi në shtëpi me tregoi se nuk e kishte bërë ajo vjedhjen. Paratë policia i gjeti në shtëpinë e vajzës time, pasi jetonin të ndarë nga njerëzit e burrit. Kur pyeta dhëndrin, ai nuk foli,vetëm heshti. Vajza ime është e pafajshme, ndaj kam ardhur në këtë studio të kërkoj pafajësinë e vajzës time", u shpreh nëna me lot në sy.

Pas gjetjes së sasisë së parave, vjehrri e ka tërhequr denoncimin duke deklaruar se e falte nusen dhe se çdo gjë do të shkonte si më parë, por nuk ndodhi kështu. Pasditen e së shtunës, vajza ka lënë paraburgimin dhe ndodhet në shtëpinë e prindërve. Të vetmit që po e mbështesin 22-vjeçaren në këtë situatë të vështirë janë familja e saj, pasi bashkëshorti e ka fajësuar dhe ka kërkuar divorcin.

“Nuk i vjen keq për fëmijën e vogël, babai nuk ka ardhur nje dite te takoj djalin. Nuk i intereson me as djali as vajza ime.  Vajza ka shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe është mbyllur ne dhome”, shprehet nëna e vajzës.

Gjithçka nisi 2 vite më parë kur 22-vjeçarja u largua nga shtëpia për të nisur jetën me një person nga Tirana, edhe pse familjarët e saj nuk ishin dakord. Jetonte në një shtëpi me vjehrrin dhe vjehrrën, por 3 muaj më parë, çifti vendosi të jetonte në një shtëpi më vete aty pranë. Këtu lindën edhe konfliktet me vjehrrën, e cila nuk dëshironte që djali i saj të kalonte në një shtëpi më vete. Por edhe pse kaluan kohë sërish hyrjet dhe daljet mes krushqive mungonin. I vetmi moment që i bëri bashkë ishte ardhja në jetë e djalit, 7 muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat