Dorëhiqet nga detyra Alaudin Malaj, gjyqtar i Apelit Tiranë

Tirana

Dorëhiqet nga detyra Alaudin Malaj, gjyqtar i Apelit Tiranë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 12:45
Alaudin Malaj

Dorëhiqet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj.

Mësohet se Malaqj e ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Me anë të dorëheqjes gjyqtari Malaj i shpëton verifikimeve të procesit të vetingut.

Alaudin Malaj është pjesë e sistemit të drejtësisë, qysh prej vitit 1993.

Në letrën e tij, Malaj shkruan se duke patur parasysh se dorëheqja nga detyra dhe mbarimi i statusit të magjistratit është një proces automatik, i detyrueshëm dhe një algoritëm, ka pranuar heqjen dorë nga ky status.

“Unë jam plotësisht i bindur në ushtrimin nga ana juaj të kompetencave kushtetuese dhe ligjore për të pranuar dhe vijuar sa më shpejt me këtë kërkesë, pasi detyra e re më kërkon që ky vendim të merret sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Malaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat