Nisin ndëshkimet për muzikën pas orën 20:00, gjobë me nga 1 milion lekë 3 lokaleve në Tiranë - Bota Sot
Nisin ndëshkimet për muzikën pas orën 20:00, gjobë me nga 1 milion lekë 3 lokaleve në Tiranë

Tirana

Nisin ndëshkimet për muzikën pas orën 20:00, gjobë me nga 1 milion lekë 3 lokaleve në Tiranë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 13:58
Tiranë

Kanë nisur ndëshkimet e para në bazë të aktit normativ të miratuar pak ditë më parë për të mos lejuar muzikën nëpër lokale pas orës 20:00 si një masë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Tre lokale në Tiranë janë gjobitur me nga 1 milion lekë pasi kanë lejuar muzikën pas orës 20:00 në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Policia e shtetit bën me dije se në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 30, datë 20.07.2020, neni 3, pika 7/2 “Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat ushtronin aktivitetin me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Në përfundim të veprimeve të para, për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit Sh. K., B. L. dhe B. K., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat