Një vit nga rizgjedhja si kryebashkiak, Veliaj: Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin

Tirana

Një vit nga rizgjedhja si kryebashkiak, Veliaj: Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 23:11
Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka falenderuar qytetarët për besimin e dhënë.

Një vit më parë, Erion Veliaj do të votëbesohej nga qytetarët e Tiranës edhe për një mandat të dytë për të vijuar punët e nisura.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka falenderuar qytetarët për besimin e dhënë.

Ai thekson se Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin pavarësisht tërmeteve dhe pandemisë dhe siguron se puna do të vijojë për qytetin e ëndrrave me po të njëjtën dashuri si ditën e pare.

“Mirënjohje nga zemra për gjithë mbështetjen tuaj në këtë vit të parë të mandatit të dytë. Nuk ka qenë aspak vit i lehtë me dy tërmete dhe pandeminë, që vijon të na ngërthejë ende sot, por Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin e saj falë jush. E për këtë jam çdo ditë krenar! Do të vijojmë të punojmë për qytetin e ëndrrave, me po të njëjtën dashuri si ditën e parë. Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë! Bashkë”, shkruan Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat