Artan Hoxha zgjidhet Rektor i Universitetit të Tiranës, ja kush zë vendin e tij si Dekan i Fakultetit të Drejtësisë - Bota Sot
Artan Hoxha zgjidhet Rektor i Universitetit të Tiranës, ja kush zë vendin e tij si Dekan i Fakultetit të Drejtësisë

Tirana

Artan Hoxha zgjidhet Rektor i Universitetit të Tiranës, ja kush zë vendin e tij si Dekan i Fakultetit të Drejtësisë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 23:46
Artan Hoxha

Artan Hoxha është zgjedhur sot Rektor i Universitetit të Tiranës me 54% të votave.

Me marrjen e postit si rektor, postin e mëparshëm qe ai ka mbajtur si Dekan i fakultetit të Drejtësisë tashmë do e mbajë Sokol Mëngjesi.  Shefe e Departamentit tashmë në Fakultetin e Drejtësisë është Dorina Hoxha.

Ndërkohë pasi u shpall fitues dhe u zgjodh Rektor i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha reagoi në një status në Facebook. Ai shprehu falenderime dhe mirënjohje për të gjithë mbështetësit.

Postimi: 

Falenderime dhe mirënjohje pafund për gjithë mbështetjen dhe vlerësimin e treguar për mua dhe platformën time në këtë proces kaq të rëndësishëm për Universitetin e Tiranës.

Besoj që universiteti dha një mesazh të mirë për gjithë shoqërinë. Tregoi qytetari edhe një model mjaft të mirë të përdorimit të demokracisë së brendshme për rritjen cilësore të institucionit.

Isha i nderuar që në këtë garë bashkë me mua kandidonin dy kolege të nderuara me të cilat do bashkëpunojmë në vijim për të mirën e Universitetit të Tiranës.

Me votën tuaj më keni besuar drejtimin e UT-së dhe së bashku nisim tashmë një kapitull të ri, atë të #Kolegjialitetit, #Ndërkombëtarizimit dhe #Transparencës.
Së bashku do punojmë fort për të kthyer në plan veprimi të gjithë platformën e dakordësuar me ju.
Së bashku do bëjmë të mundur që Universiteti i Tiranës t’u përkasë studentëve, pedagogëve dhe shoqërisë shqiptare.

FALEMINDERIT!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat