Tiranë, makina merr flakë në ecje e sipër te rruga e Durrësit

Tirana

Tiranë, makina merr flakë në ecje e sipër te rruga e Durrësit

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:33
Foto ilustruese

Një mjet ka marrë flakë në ecje e sipër në rrugën e Durrësit, në kryeqytet.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në persona, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 01.08.2020, rreth orës 16:25, në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH., ku ka vetëm dëme materiale.” – njofton policia.  

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat