Tirana më e rrezikuara, mjekja zbulon vatrat më të nxehta të Covid-19 në kryeqytet

Tirana

Tirana më e rrezikuara, mjekja zbulon vatrat më të nxehta të Covid-19 në kryeqytet

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 09:53
Ilustrim

Tirana vazhdon të mbetet një nga qytetet më të rrezikuara për sa i përket numrit të infektimeve me Covid-19. Ditën e djeshme u raportuan 120 raste të reja dhe 57 prej tyre ishin vetëm në Tiranë.

Gjatë takimit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me mjekët epidemiologë u zbuluan dhe vatrat më të nxehta të virusit në kryeqytet. Njëra prej mjekeve u shpreh se zonat më të prekura në Tiranë janë Astiri, Fresku dhe Kodra e Diellit.

Ajo shtoi se numrat e të infektuarve me koronavirus po shtohen çdo ditë e më shumë për shkak të grumbullimeve sidomos në dasma apo ceremoni mortore.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos me ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”, tha mjekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat