U vetëhelmua pas dhunës nga i shoqi, niset me urgjencë drejt Tiranës nëna e dy fëmijëve

Tirana

U vetëhelmua pas dhunës nga i shoqi, niset me urgjencë drejt Tiranës nëna e dy fëmijëve

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 22:56
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poliçan ku një grua 34-vjeçare ka tentuar të vetëflijohet pas dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti.

Bëhet me dije se ajo është vetëhelmuar me pesticide, ndërkohë që 34-vjeçarja nënë e 2 fëmijëve. F.I është dërguar në gjendje të rëndë drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kombinat”, në Poliçan, dhe shkak për ndërmarrjen e këtij vendimi të gruas është bërë dhuna e vazhdueshme që bashkëshorti i saj ushtronte ndaj saj.

Për shkak të dhunës në familje, mësohet se gruaja ka qënë e pajisur një vit më parë me “urdhër mbrojtje” dhe më pas është ribashkuar sërish me bashkëshortin e saj. 

Gruaja është gjetur e shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së gjumit nga fëmijët, që kanë njoftuar për ndihmë komshinjtë dhe më pas policinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat