Motori përplaset me biçikletën në Tiranë, plagoset fëmija 8 vjeç

Tirana

Motori përplaset me biçikletën në Tiranë, plagoset fëmija 8 vjeç

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 00:28
Foto ilustrim

Një i mitur mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, tek “21 Dhjetori”, ku një mjet motor me drejtues shtetasin SH.K., është përplasur me A.H., 8 vjeç që udhëtonte me biçikletë.

Ky i fundit është dërguar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat