Bie në kontakt me rrymën elektrike punonjësi i një kompanie interneti

Tirana

Bie në kontakt me rrymën elektrike punonjësi i një kompanie interneti

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë zonës së Sharrës, në Tiranë.

Një punonjës i një kompanie interneti, 40-vjeç, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në një shtyllë pranë një banese, në afërsi të varrezave të Sharrës.

Sipas policisë, ai ishte duke bërë një lidhje të internetit, por ka rënë në kontakt me energjine elektrike.

Shtetasi E.B., rreth 40 vjeç, punonjës i një kompanie interneti, u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat