Rrugët e Astirit në mëshirë të fatit, banorët: Paguajmë taksa prej vitesh

Tirana

Rrugët e Astirit në mëshirë të fatit, banorët: Paguajmë taksa prej vitesh

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:21
Rrugët e Astirit

Një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit është lënë në harresë nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Banorët në rrugën Loni Lingori shprehen se lagjai e tyre vec rrugës pa asnjë standart vuajnë dhe mungesën e ndriçimit në zonë.Ato i bëjnë thirrje kryebashkiakut të kthejë sytë nga kjo zonë sa më parë.

“Rruga Loni Ligori prej kohësh është lënë në mëshirë të fatit”.

Reshjet e shiut qe kanë rënë këto ditë kanë bërë që gropat të mbushen me ujë duke e bërë kalimin tejet të vështirë.

Pronari i një dyqani në zonë tregon se ai është taksapagues i rregullt por lagjia është problematike sa i përket infarstrukturës së rrugëve.

“Paguajmë të gjitha taksat prej vitesh e të jesh në këtë rrugë. Ne paguajmë për kazan plehrash dhe këtu nuk kemi”.

Edhe banorë të tjerë shprehen se rruga është një problem serioz për to dhe fëmijët e tyre.

“Unë kam 10 vite këtu. Nuk është rregulluar fare”.

“Vijnë dhe na bëjnë premtime në kohë fushate për të na marrë votat”.

Madje në këtë lagje e njohur ndryshe si zona e Astirit prej vitesh mungon dhe ndriçimi.

“Nuk ka rrugë dhe ndriçim”.

Kërkojnë nga bashkia rregullimin e lagjes ndërsa thonë me ironi se fshati që lanë për kryeqytetin është shumë herë më mirë.

“Erdhëm nga qyteti dhe përfunduam këtu në fshat”.

Edhe pse në vitin e 5 të qeverisjes si kryebashkiak Erion Veliaj duket se nuk ka menduar për këtë lagje banorët e së cilës përballen me pluhur në kohë vere dhe baltë në dimër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat