U nis për kurim në Turqi? Flet Veliaj: Jam mirë, po pres testin e dytë

Tirana

U nis për kurim në Turqi? Flet Veliaj: Jam mirë, po pres testin e dytë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 16:32
Erion Veliaj

Më herët, në media u raportua se kryebashkiaku Erion Veliaj ishte nisur për kurim më të specializuar në një spital në Turqi.

Veliaj ka reaguar në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore për shkak të koronavirusit duke theksuar se aktualisht është në Tiranë.

Veliaj tregoi se po pret bërjen e testit të dytë për të konfirmuar shërimin.

I kontaktuar nga abcnews.al, Veliaj u shpreh se në testin e parë ka dalë negativ dhe tani pret që të bëhet testi i dytë për të qenë i sigurt se e ka kaluar virusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat