Burri godet me thikë gruan, kjo është gjendja e saj

Tirana

Burri godet me thikë gruan, kjo është gjendja e saj

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Kamzës, në Tiranë, ku një burrë në moshë ka plagosur gruan e tij me tikë.

Efektivët e komisariatit Nr. 5, me të marrë njoftim paraditen e sotme, se në rrugën “Manhatan”, në Kamëz, kishte konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Në momentin që shërbimet e policisë janë afruar për të hyrë në banesë, i dyshuari Ndue Prenga, 73 vjeç, sapo i ka parë ka tentuar të largohet, por fale ndërhyrjes së shpejtë është arrestuar.

I moshuari dyshohet pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, ndërkohë 73-vjeçari, rezulton me precedent të mëparshëm penale në krimet kundër personit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat