Plagoset punëtori në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Tirana

Plagoset punëtori në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Një 26 vjeçar është dëmtuar në vendin e punës rreth orës 20:00 në Tiranë. Sipas policisë, i riu është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.08.2020, rreth orës 20:16, tek "Kodra e Diellit", në një pallat në ndërtim, duke punuar, është dëmtuar lehtë në kokë punëtori shtetasi Nj.Sh., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat