“E di ku je…”/ Studentja nga Tirana denoncon telefonatën tmerruese

Tirana

“E di ku je…”/ Studentja nga Tirana denoncon telefonatën tmerruese

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 08:16
Ilustrim

Pas një viti me telefonata të paidentifikuara , një studente nga Tirana është mbyllur në shtëpi nga paranoja se dikush e ndjek dhe di cdo gjë.

Në numrin tim të telefonit por edhe kur e kam ndërrruar, një numër anonim më telefonon vazhdimisht tregon 22 vjeçarja me inicialet E. K.

E pyetur nga agjentët e policisë në Komisariatin nr.2 dy nëse e kishte një ide se cili mund të jetë i fiksuari pas saj ajo përgjigjet:”Kam përshtypjen se zëri në anën tjetër është një djalë i ri, mbase i moshës 25 vjeç”.

Por vajza nuk ka asnjë dyshim për identitetin e telefonuesit, pasi sa herë ka tringëlluar telefoni, ajo shpesh ka vëzhguar rreth e rrotull për ndonjë të njohur që po i punonte rrengun, por nuk ka zbuluar asgjë.

Ankthi i vajzës është përcjellë edhe tek prindërit e saj që shpesh e kanë shoqëruar sa herë ajo dilte shëtitje në Tiranë me shpresën se do ta zbulonin telefonuesin e fshehtë.

Para agjentit të policisë studentja tregoi:

“Telefonuesi nuk prezantohet asnjëherë, më merr në telefon disa herë në ditë, ai telefonon me numër anonim dhe e hap pasi më ka kërcënuar se di çdo gjë për mua dhe përditshmërinë time”.

“‘Po të shikoj, e di ku po shkon, e di ç’po bën”-i thoshte ai shpesh

Sipas studentes , në të gjitha rastet kur e ka telefonuar , i panjohuri ka shtuar gjithashtu adresën ku vajza gjendej, në disa raste i ka dhënë detaje edhe mbi personat me të cilët ajo gjendej e shoqëruar. “Kjo situatë është kthyer e frikshme për mua dhe prindërit e ki, jemi të shqetësuar, kemi ankth.

Nuk e kuptoj kush mund të jetë, kam frikë të dal nga shtëpia të vazhdoj jetën normalisht , pasi ky person më telefonon dhe aty kuptoj që ai gjendet diku rrotull duke më vëzhguar”.Pas kallzimit policia kqyri telefonin e të resë, ku dhe zbuluan se për një vit e reja ka mbi një mijë telefonata anonime, të përditshme dhe të përsëritura.

Të dhënat nga celulari i studentes janë përcjellë pranë kompanive celulare dhe sapo i panjohuri të zbulohet, ai do të vendoset nën akuzë për përndjekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat