E rëndë në Tiranë! Vajza 18 vjeçe hidhet nga kati i tretë i pallatit

Tirana

E rëndë në Tiranë! Vajza 18 vjeçe hidhet nga kati i tretë i pallatit

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 14:55
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë e re është hedhur nga kati i tretë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije rreth orës 13:15, në rrugën “Metush Luli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon 18-vjeçarja K.Q.

Si pasojë e rënies nga lartësia, vajza u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat