I biri rreh nënën e moshuar, një tjetër kunatin

Tirana

I biri rreh nënën e moshuar, një tjetër kunatin

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Dy prej tyre  akuzohen për dhunë në familije: njëri ka rrahur nënën, tjetri kunatin, kurse i treti ka plagosur një person.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I.Q., 50 vjeç, pasi në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.M., 52 vjeç, pasi në rrugën “Todi Shkurti”, në oborrin e banesës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.D, 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit plagosi me sende të forta shtetasin I.M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat