Digjet makina e parkuar, mister shkaqet e ngjarjes

Tirana

Digjet makina e parkuar, mister shkaqet e ngjarjes

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Një makinë është djegur tërësisht në zonën e “Kodrës së Diellit”, në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës  00:45, në rrugën “’Rrapo Hekali”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar.

Makina është në pronësi të shtetasit me iniciale B.B.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat