Hapi “Snapchat” në telefonin e nënës: 16 vjeçarja shqiptare “dashurohet” online me djalin nga Burreli

Tirana

Hapi “Snapchat” në telefonin e nënës: 16 vjeçarja shqiptare “dashurohet” online me djalin nga Burreli

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 10:05
Foto Ilustrim

Snapchat është një nga rrjetet sociale që adoleshentët në Shqipëri e përdorin më së shum. Aty fillojnë edhe lidhjet e para të dashurisë, por që në shumicën e rasteve mbeten vetëm të para dhe jo të përhershme.

E teksa trendi i njohjeve në rrjetet sociale vijon edhe më shumë, një vajzë nga Tirana ka “dashuruar” në snapchat.

Sipas asaj që raporton gazeta Si, një 16-vjeçare me banim në rrugën “Siri Kodra”, ka hapur një snapchat në telefonin e mamasë dhe përmes j ka njohur një djalë nga një fshat i Burrelit.

Adoleshentja duket se ishte dashuruar kokë e këmbë me djalin dhe kur prindërit kanë zbuluar se më kë fliste, ajo është larguar nga shtëpia për 12 orë. Bëhet me dije se kur G. R. ka mësuar për historinë i ka bërtur të bijës, aq sa ajo e ka sfiduar “do iki që tani të jetoj me të” dhe ka dalë nga shtëpia.

Pasi prindërit e kanë kërkuar për orë të tëra, është përfshirë edhe policia që e gjë 16-vjeçaren tek një e njohura e familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat