Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, autori plagos të riun dhe godet me qytën e armës një tjetër

Tirana

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, autori plagos të riun dhe godet me qytën e armës një tjetër

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë mbetur të plagosur 2 persona në Zall-Herr të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, pranë një lokali, ku pas një konflikti për motive të dobëta një shtetas ka plagosur me pistoletë një 26-vjeçar dhe ka goditur me qytën e pistoletës një tjetër shtetas 23 vjeçar.

Dy të lënduarit u dërguan menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasin me inicialet K.B.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Tiranë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallezimin e konfliktit mes tre shtetasve.

Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë të 26-vjeçarit dhe plagosjes me qytë të pistoletës të 23-vjeçarit.

Para një ore në Zall-Herr, pranë nje lokali, në rrugë, shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat