Shpërndanin lëndëve narkotike, prangosen dy të rinjtë

Tirana

Shpërndanin lëndëve narkotike, prangosen dy të rinjtë

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Tiranë.

Vihen në pranga 2 shpërndarës të lëndëve narkotike si dhe shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen rreth 620 gr lëndë narkotike, 2 peshore elektronike dhe sende të tjera.

“Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike si dhe në bazën e informacioneve të marra në rrugë operative Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Parkimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: S.K., 18 vjeç, dhe A.A., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit O.A. ( nuk jepen të dhëna të tjera për arsye hetimi).” – njofton policia.

Policia ka marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë.

Policia ushtroi kontroll në parkingun ku ishte punonjës shtetasi S.K., dhe si rezultat i kontrollit u sekuestru lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, si dhe në një ambient tjetër të parkingut gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lëndë narkotike, gjithsej rreth 620 gramë, 3 aparate celular, 2 peshore elektronike, 1 aparat DVR dhe 1 shkop bejsbolli.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit S.K dhe A.A, merreshin me shitjen e lëndës narkotike për llogari të shtetasit O.A i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat