Aksident në Tiranë, automjeti i policisë përplaset me një makinë

Tirana

Aksident në Tiranë, automjeti i policisë përplaset me një makinë

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në kryqëzimin e "21 Dhjetorit".

Në aksident është përfshirë mjeti i policisë me drejtues shtetasin Xh.P., me një tjetër mjet me drejtues shtetasin I.B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjetin e policisë, e cila u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat