E rëndë në Tiranë/ 22-vjeçari pret damarët!

Tirana

E rëndë në Tiranë/ 22-vjeçari pret damarët!

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ështe regjistruar këtë të diel tek “Kodra e Priftit” në kryeqytet, ku një 22-vjeçar i ka dhënë fund jetës. I riu me inicialet A.M është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, në katin e dytë të banesës ku jetonte. Dyshohet se në kushte të rënda psikologjike, i riu ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.09.2020, rreth orës 08:18, tek “Kodra e Priftit” në katin e dytë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi A.M., 22 vjeç, ku dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor). Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat