Bashkia Tiranë: “Rruga e Durrësit”, trotuare të rinj dhe koncept i ri lëvizjeje për makinat dhe biçikletat

Tirana

Bashkia Tiranë: “Rruga e Durrësit”, trotuare të rinj dhe koncept i ri lëvizjeje për makinat dhe biçikletat

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:05
Ilustrim

Bashkia e Tiranës njofton se vijon puna në Rrugën e “Durrësit“, “për t’u përfunduar sa më parë dhe për t’i dhënë pamjen e merituar një arterie kaq të rëndësishme të kryeqytetit”.

Punëtorët e qytetit po punojnë këto ditë për trotuaret e rinj që do të jenë një lehtësi shumë e madhe për qytetarët, por edhe për bizneset e shumta që janë përgjatë gjithë rrugës, njofto bashkia.

“Trotuaret e rinj përveç cilësisë, pritet t’i japin zonës edhe një panoramë që do të jetë shembull për rrugët e Tiranës.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës po sjell një koncept të lëvizjes të modernizuar në një sens drejtimi për makinat dhe me më shumë hapësirë për çiklistët’, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat