Tirana i bashkohet Ditës Botërore të Pastrimit

Tirana

Tirana i bashkohet Ditës Botërore të Pastrimit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:25

Në diten Botërore të Pastrimit edhe Tirana iu bashkua nismës për të  pastruar qytetin në një ditë në të gjith njësitë administrative.

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit organizoi disa grupe pastrimi të cilët u shpërndanë në njësi të ndryshme me qëllim pastrimin e qytetit nga mbetja. Bashkë me administratën e DPPGJ u bashkua edhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë Andi Seferi.

Ndërkohë vullnetarët e Green Line Albania në bashkëpunim me Dppgj u fokusuan në pastrimin e hapësirës përgjatë rrugës dytësore në autostradën Tiranë – Durrës. Aksioni i pastrimit vjen në vazhdën e një serë aktivitetesh të tilla të realizuara nga Bashkia e Tiranës për të siguruar pastrimin e çdo lagjeje, rruge apo rrugice në qytet.

Përpos pastrimit nga mbetjet që hidhen në rrugë, punonjësit larguan përmes fadromave edhe mbetje si inerte, apo mbetje të ndryshme të cilat qytetarët i kishin lënë përgjatë hapësirave të përbashkëta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat