Rektori i Universitetit të Tiranës zbulon kur do të fillojë viti i ri akademik

Tirana

Rektori i Universitetit të Tiranës zbulon kur do të fillojë viti i ri akademik

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:30
Rektori i Universitetit të Tiranës

Në javën e parë të nëntorit do të nisë procesi akademik në universitetin e Tiranës. Kështu ka deklaruar rektori i Universitetit të Tiranës, profesor Artan Hoxha.

“Për shkak të pandemisë, ka kaluar afati ligjor i tij, por ne po përgatitemi për fillimin e vitit të ri akademik, që do të jetë nga java e parë e nëntorit, sipas përcaktimit të Minstrisë së Arsimit.Përgatitjet për mirëpritjen e studentëve dhe ecurinë e mësimit kane filluar teksa ndiqet me vëmendje  ecuria e Covid-19. Universiteti i Tiranës ka vendosur të kombinojë mësimin në klasa me atë online.’

Rektori thotë se specialistët janë duke krijuar platformen online për të gjithë studentët dhe pedagogët e Universitetit te Tiranës. Leksionet online do të kombinohen me mësimin fizik, por me pak studentë do të ndjekin seminaret dhe praktikat mësimore në auditore.

“Ne do përpiqemi maksimalisht të përdorim auditorin dhe ta kombinojmë me leksione online, për këtë po përgatitemi, që të kemi një platforme online të universitetit, të mos përdorim më programe të ndryshme, po trajnojmë IT dhe do bëjmë të mundur që UT,fillimin e vitit të ri ta ketë në një platformë lehtësisht te përdormshme për pedagogë.

I pyetur për ecurinë e regjistrimeve rektori i Universitetit të Tiranës bën me dije se mesatarja 7.5  në degët e mësuesisë po rrezikon mbylljen e disa degëve tek fakulteti i gjuhëve të huaja.

Nuk ka diferenca të mëdha krahasuar me regjistrimet e një viti më parë, por ajo që shqetëson rektorin është fakti që rusishtja ka të regjistruar vetëm një student ndërsa greqishtja vetëm tre deri më sot.

Pavarësisht shifrave dekurajuese, rektori Hoxha shpreson se këto degë do ia dalin të qëndrojnë hapur pasi do të ketë regjistrime në raundet në vijim.

Rektori i UT Artan Hoxha thekson deri më sot nuk janë raportuar studentë apo pedagogë të infektuar me Covid brenda Universitetit të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat