Tiranë / 185 të shtruar në spitalet Covid, 16 në terapi intensive, 4 të intubuar

Tirana

Tiranë / 185 të shtruar në spitalet Covid, 16 në terapi intensive, 4 të intubuar

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 17:59
Ilustrim

185 pacientë të infektuar nga koronavirusi po marrin trajtim në dy spitalet Covid në vend.

Sipas burimeve zyrtare 16 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet Covid  atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin  shërbim të specializuar  edhe dhjetra  qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Po ashtu nën kujdes mjeksor janë edhe disa pacientë të cilët rezultojnë covid negativë me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat