Mirëmëngjes Tiranë! Trafik mbytës që në orët e para të mëngjesit

Tirana

Mirëmëngjes Tiranë! Trafik mbytës që në orët e para të mëngjesit

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 07:38
Tirana

Nuk ka si të ndodhë ndryshe! Si çdo mëngjes tashmë, Tirana zgjodhet nën zhurmën dhe smogun e trafikut.

Pamjet që ju sjellim më poshtë vijnë nga Rruga “Dritan Hoxha”, aty ku nga “Zogu I Zi” e deri tek rrethrrotullimi i doganës ka trafik shumë të rënduar.

Bllokimi i disa prej rrugëve kyçe të kryeqytetit nga Bashkia Tiranë ka bërë që qyteti në disa fasha orare të ditës të ketë këtë pamje që ju sjellim në fotot dhe videot e mëposhtme.

Në një raport të fundit të publikuar nga BBC, referuar Agjencisë të Mjedisit në BE, 1 në 4 shqiptarë vdes si pasojë e ndotjes së ajrit.

Sipas raportit, vendi ynë mban një shifër rekord vdekjesh që lidhen me ndotjen mjedisore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat