Tabaku me bizneset në njësinë 3 në Tiranë: Taksa të rritura, rënie konsumi

Tirana

Tabaku me bizneset në njësinë 3 në Tiranë: Taksa të rritura, rënie konsumi

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 14:44
Jorida Tabaku

FOTO/ Tabaku me bizneset në njësinë 3 në Tiranë: Taksa të rritura, rënie konsumi

13:42, 04/10/2020

Gjatë takimeve me bizneset në njësinë 3 dëgjoje shqetësimet e qytetareve të lënë pas dore dhe një ekonomie në rënie sipër. Shqipëria e krizës së pandemisë me konsumin e rënë, taksat e rritura dhe një mungesë të plotë përgjegjshmërie dhe përgjegjësie nga ana e qeverisë.

Kjo është Shqipëria reale, ajo e papunësisë, mbylljes se bizneseve largimeve masive shume ndryshe nga ajo e grafikeve me ngjyra qe janë veçse ne mendjet e pushtetarëve.

Të ngopur dhe lodhur me lugën bosh të propagandës bizneset dhe qytetarët kërkonin më shumë angazhim. Taksat e larta që u merren po iu jepen 5 personave në formën e PPP-ve dhe koncesioneve, bizneset mbyllen ndërkohë që malli ka mbetur i pashitur.

Bizneseve i shpjegova planin ekonomik të rimëkëmbjes me 5 pika që përfshin një pikë të veçantë për biznesin e tyre. Shpërndarjen e një çeku prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv që do t’i kushtonte buxhetit të shtetit 100 mln euro. Një shumë tejet insinjifikative për taksat dhe tatimet që kanë paguar bizneset ndër vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat