Nga artistët e mjekët, tek akademikët dhe aktivistët e luftës, Veliaj u vendos rrugëve të Tiranës emrat e personaliteteve

Tirana

Nga artistët e mjekët, tek akademikët dhe aktivistët e luftës, Veliaj u vendos rrugëve të Tiranës emrat e personaliteteve

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 15:57
Erion Veliaj

Emrat e disa prej artistëve dhe personaliteteve të njohura, që kanë dhënë kontributin e tyre në Tiranë, do të vendosen nga sot në rrugët e kryeqytetit.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton në mbledhjen e sotme emërtimet e disa rrugëve me emrat e artistëve, aktivistëve të luftës, klerit, sportit dhe të personaliteteve të tjera të nderuara.
Aktori i madh, Naim Frashëri, tenori Gaqo Çako, aktorët Demir Hyskja dhe Met Bega, apo personalitete e artistë si Ndoc Mark Deda, Vera Blloshmi etj., janë disa prej emrave të njohur që do të mbajnë rrugët e kryeqytetit.
Në këtë 100-vjetor të Tiranës si kryeqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur të nderojë edhe aktivistë të luftës nacionalçlirimtare, sikurse Hamit Mëzezi, Drita Kosturi, Zef Mala etj. Një vend të veçantë i është kushtuar edhe respektimit të klerit, i cili ka kontribuar në ruajtjen e harmonisë fetare dhe në promovimin e saj si një vlerë e veçantë e popullit tonë. Me vendim të Këshillit Bashkiak, dy rrugë të kryeqytetit do të mbajnë emrin “Haxhi Selim Muça” dhe “Emanuele Xhordano”.

Naim S. Frashëri
Gaqo Çako
Vera Blloshmi
Demir Hyskja
Met Bega
Liri Belishova
Lin Delija
Ksanthipi Begeja
Kristo Nakuçi
Drita Kosturi
Ndoc Mark Deda
Mediha Jasa
Qamil Poda
Mihal Gjika
Alfred Uçi
Muharrem Çaushi
Bujar Doko
Hamit Mëzezi
Emanuele Xhordano
Muhamet Malo
Fiqiri Xhaferri
Robert Andoni
Haxhi Selim Muça
Osman Çali
Lord Beaconsfield
Jakob Fallmerayer
Allan Ducellier
Kristaq Prifti
Eleni Duka
Selaudin Toto
Envere Toto
Selfixhe Broja
Myqerem Janina
Hëna Spahiu
Kaliopi Nushi
Skënder Hajro
Naxhije Duma

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat