Arrestime në Tiranë, policia jep detajet, çfarë iu gjet atyre që ranë në pranga

Tirana

Arrestime në Tiranë, policia jep detajet, çfarë iu gjet atyre që ranë në pranga

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 15:47
Foto Ilustrim

Arrestohen nga Policia e Tiranës në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Shtetasit I. D., 26 vjeç iu vunë prangat pasi nga kontrolli në mjetin e tij tip “BMW”, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Shtetasit E. P., 32 vjeç, në rrugën “Riza Cuko”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases L. K., 59 vjeçe, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. Gj., 49 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat