Sherr mes nxënësve në Tiranë, njëra nga vajzat i përplas kokën për muri

Tirana

Sherr mes nxënësve në Tiranë, njëra nga vajzat i përplas kokën për muri

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 10:52
Pamje nga video

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme te zona e “Freskut” në Tiranë.

Dy vajza janë filmuar duke u zënë keq me njëra-tjetrën mes turmës së nxënësve, ndërsa disa prej tyre përpiqen t’i ndajnë.

Arsyet e sherrit nuk bëhen të ditura, por rasti është shqetësues.

Konflikti mes dy vajzave ka qenë mjaft i rëndë, saqë në një moment njëra prej tyre i përplas kokën në mur tjetrës dhe më pas vijojnë të zihen dhe kapen për flokësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat