Tiranë, infektohen me koronavirus 5 mësues, 2 nxënës dhe dy sanitare

Tirana

Tiranë, infektohen me koronavirus 5 mësues, 2 nxënës dhe dy sanitare

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Zinxhiri i infektimit prej koronavirusit nuk ka të ndalur as në shkolla, ku së fundmi janë zbuluar raste të reja.

Pesë mësues, dy nxënës dhe dy sanitare, kanë rezultuar të infektuar në orët e fundit në Tiranë.

Mësohet se në shkollën 9-vjeçare “Pjetër Budi”, kanë rezultuar të infektuar dy mësues.

Të infektuarit janë karantinuar në banesë dhe po mbahen nën monitorim nga mjekët.

Sakaq një nxënës i gjimnazit “Teknik-Ekonomik” ka rezultuar gjithashtu i infektuar, duke ia transmetuar edhe të atit.

Në shkollën fillore “Gystav Mayer” është konfirmuar i infektuar një nxënës i klasës së katërt.

Sakaq në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku”, janë konfirmuar të infektuar, tre mësues dhe dy sanitare, të cilët janë izoluar.

Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme se  në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Aktualisht rastet aktive janë 5208, ndërsa humbjet e jetës nga Covid-19 kanë shkuar në 407.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat