Periferia e Tiranës prej disa vitesh është lënë në harresë të plotë.
Në zonën e Doganës lagjja i ngjan një landfilli, ndërkohë që jemi në një lagje të Tiranës, e njohur ndryshe si pallati i Verdhë.
Zona është lënë krejtësisht në harresë nga bashkia e cila dhe pas denoncimeve të banorëve nuk ka marrë asnjë masë.
“Shkuam tek bashkia por askush nuk mori asnjë masë” thote nje banor
Ujrat e zeza kanë dalë në sipërfaqe duke rrezikuar infeksione të familjet që kanë ndërtuar jetën në këtë zonë.
“Ujrat e zeza kanë plasur dhe kemi frikë për fëmijët” thonë banorët. Ndërsa fëmijët tregojnë se “ka dhe minj”
Banorët akuzojnë kryebashkiakun Veliaj dhe punonjësi që nuk interesohen për lagjet e qytetit por përqëndrohen vetëm në qendër,
“Kur blemë shtëpitë ishin projektet në 3D me lulishte. Morëm shtëpitë të banonim këtu, po a jetohet këtu? Natën vijnë kamionët me inerte e i shkarkojnë këtu.“
Kërkojnë marrjen e masave sa më parë pasi kjo situatë ka mbi 2 vite ndërsa kamionë të ndryshëm me inerte pothuajse cdo ditë i shkarkojnë në këtë lagje duke e bërë të pamundur jetesën aty.