5 të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet çfarë ka ndodhur

Tirana

5 të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet çfarë ka ndodhur

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se seksioni për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të një 36 vjeçari, pasi në rrugën e “Kastriotëve”, nga kontrolli fizik i ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e dyshuar kokainë si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i një 50 vjeçari me inicialet P.GJ, i dënuar për falsifikim si edhe të një 39 vjeçari, i dënuar për “plagosje të rëndë me dashje”.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i dy persona. Një 20-vjeçar u kap se drejtonte mjetin pa patentë, kurse një 59-vjeçar u konstatua në timon i dehur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat