Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje 60 vjeçarin

Tirana

Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje 60 vjeçarin

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 19:29
Foto

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së dielën në autostradën Tiranë-Durrës ku një këmbësor ka mbetur i vdekur.

Njoftimi:

Me datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat