“Po vjen dita”, Kryemadhi kalon mbrëmjen me të rinjtë në Tiranë

Tirana

“Po vjen dita”, Kryemadhi kalon mbrëmjen me të rinjtë në Tiranë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 20:32
Kryemadhi kalon mbrëmjen me të rinjtë në Tiranë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon me takimet edhe në kryeqytet.

Mbrëmjen e sotme është parë rrugëve të Tiranës, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Tiranë, Klevi Pojana dhe nga dy të rinj Taulanti dhe Kreshniku.

Pojana ka shkruar se dy të rinjtë kanë vendosur t’i bashkohen LSI, teksa lë një mesazh “Po vjen dita”.

“Me Taulantin dhe Kreshnikun, dy shokë të mirë që kanë vendosur t’i bashkohen ekipit tonë fitues dhe reformues.

Të hapur për çdo të ri profesionist që do t’i shërbejë Shqipërisë me energji, pasion dhe vullnet“, shkruan Pojana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat