Godet tezen e tij me sende të forta, pranga 38-vjeçarit

Tirana

Godet tezen e tij me sende të forta, pranga 38-vjeçarit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale R.D. Pas një konflikti të çastit, ai ka goditur me sende të forta tezen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Musarai”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat