Vetëvritet me armë zjarri 33-vjeçarja në Tiranë, detajet e para

Tirana

Vetëvritet me armë zjarri 33-vjeçarja në Tiranë, detajet e para

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 21:16
Foto Ilustrim

Një 33 –vjeçare është vetëvrarë me armë zjarri, në Shkozë.

Njoftimi i plotë

Në rrugën “Ali Shefqeti”,Shkozë, në banesë, e ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasja M.H., 33 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat