Bashkia Tiranë i bashkohet Partneritetit Global në Promovimin e Qeverisë së Hapur

Tirana

Bashkia Tiranë i bashkohet Partneritetit Global në Promovimin e Qeverisë së Hapur

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 13:26
Ilustrim

Bashkia e Tiranës është zgjedhur për t’iu bashkuar Partneritetit të Qeverisë së Hapur (OGP), një organizatë që bashkon qeveritë dhe drejtuesit e shoqërisë civile për të krijuar një qeveri më transparente, gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse. Si një anëtare e re e OGP-së, Bashkia Tiranë do të punojë me organizatat vendore të shoqërisë civile dhe anëtarët e tjerë të OGP-së për të shpënë përpara axhendën e qeverisë së hapur dhe për të transformuar mënyrën se si qeveria u shërben qytetarëve të saj.

Kryetari i Bashkisë Z. Erion Veliaj mirëpriti bashkimin e Bashkisë Tiranë në këtë Partneritet dhe shpreson të mësojë nga anëtarët e OGP-së në një nivel kombëtar dhe lokal për të avancuar lëvizjen e qeverisë së hapur. “Aspirata jonë është të rrisim nivelin e transparencës dhe të përfshirjes së qytetarëve dhe jemi thellësisht të përkushtuar dhe të hapur për ide të reja dhe praktika të mira, të cilat jam i sigurtë që do i gjejmë përmes bashkëpunimit me Partneritetin për Qeverisjen e Hapur”, tha Kryetari Veliaj.

Marilo Meta nga Shoqata e Zhvillimit të Lidershipit në Ballkan vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe qeverisë për krijimin e reformave që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në Bashkinë e Tiranës dhe që OGP ofron platformën e duhur për ta arritur këtë.

Organizatat e shoqërisë civile dhe reformatorët në qeverisje kanë mbështetur qasjet e hapura të qeverisë në Bashkinë e Tiranës. Bashkia Tiranë vazhdimisht ka bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile për çështje si pjesëmarrja rinore dhe punësimi, ofrimi i shërbimeve sociale, mbrojtja e mjedisit, etj. Si një anëtare e re e OGP-së, Bashkia Tiranë shpreson të rrisë këto përpjekje në partneritet me grupet e interesit dhe të përfshijë mësimet e marra nga anëtarët e tjerë të OGP.

Anëtarët e OGP Local kanë qenë udhëheqës të inovacionit, duke ndërmarrë hapa të guximshëm për të adresuar sfidat e vazhdueshme.

Shtatëdhjetë e tetë vende dhe një numër në rritje i qeverive vendore – që përfaqësojnë më shumë se dy miliardë njerëz – së bashku me mijëra organizata të shoqërisë civile janë anëtare të Partneritetit të Qeverisë së Hapur (OGP).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat