Kultivonin kanabis në rrethinat e Tiranës, policia arreston 14 persona

Tirana

Kultivonin kanabis në rrethinat e Tiranës, policia arreston 14 persona

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Policia raportoi të dielën për arrestimin e 14 personave të dyshuar për kultivim kanabisi në rrethinat e Tiranës.

Aktiviteti i grupit në kultivimin e bimëve narkotike u tha se qe pikasur në periudhën qershor-gusht në fshatrat e Zall-Herrit dhe Herrajt në verilindje të Tiranës.

Aksioni policor i mbiquajtur “Gomeni”, që kërkoi rreth 4 muaj hetime, solli arrestimin e 14 personave, tetë prej të cilëve janë vënë nën masën arrest me burg.

Në arrest me burg:

H. 28 vjeç

H. 21 vjeç

H. 27 vjeç

H. 32 vjeç

H. 55 vjeç

H. 31 vjeç

H. 35 vjeç

H. 45 vjeç

Në arrest shtëpiak:

A. 38 vjeç

V. 43 vjeç

T. 28 vjeç

V. 25 vjeç

Detyrim paraqitje:

H. 39 vjeç

H. 38 vjeç

Për dy personat e fundit janë vënë nën masën "detyrim paraqitje" pasi nuk janë gjendur në banesë në momentin e ekzekutimit të urdhër-arresteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat