Veliaj nxjerr dokumentet për “Sami Frashërin” dhe akuzon Kryemadhin: Ajo turpin e ha me bukë

Tirana

Veliaj nxjerr dokumentet për “Sami Frashërin” dhe akuzon Kryemadhin: Ajo turpin e ha me bukë

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 10:50
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i është përgjigjur kryetares së LSI Monika Kryemadhi lidhur me pronësinë tek “Sami Frashëri”.

Ndryshe nga ato që deklaroi Kryemadhi, Veliaj ka publikuar dokumentet nga Kadastra ku vërtetohet se pronësia e shkollës “Sami Frashëri” është e Bashkisë së Tiranës.

Ai ka ironizuar Kryemadhin duke deklaruar se ajo duhet çuar për shpifje ose për mjekim.

“Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ja prona e “Sami Frashërit, boll u bëtë gazi i botës! Pastaj hani inat me popullin që s’ju voton! Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja – njësoj Samiu – do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me bukë”, shkruan Veliaj.

Image
 
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat