Tabaku, Veliajt për “Sami Frashërin”: Një vit pas tërmetit, zvarrisin nxënësit sepse duan korrupsionin

Tirana

Tabaku, Veliajt për “Sami Frashërin”: Një vit pas tërmetit, zvarrisin nxënësit sepse duan korrupsionin

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 15:37
Jorida Tabaku

Ish-deputetja, Jorida Tabaku, i është përgjigjur kryebashkiakut Erion  Veliaj lidhur me punimet te shkolla “Sami Frashëri”.

Për pak ditë shënohet plot një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, por në vendin ku ndodhej gjimnazi  tashmë është vetëm një shesh ndërtimi dhe finalizimi i ngritjes së shkollës duket i largët.

Tabaku: Unë me fakte, ai me ofendime! Derman gënjeshtarit nuk i bëj dot por për interes të publikut një pamje live nga vendi ku dikur ngrihej Samiu. Nuk është hera e parë që gënjen! Samiu është shembulli ideal për të ilustruar mënyrën se si punojnë! Se si një vit pas tërmetit zvarrisin njerëzit, nxënësit sepse duan korrupsionin më shumë se dijen. Aq shumë sa as fatkeqësia si ndalon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat