Tirana solidarizohet me Vjenën, Bashkia ndriçohet me ngjyrat e flamurit austriak

Tirana

Tirana solidarizohet me Vjenën, Bashkia ndriçohet me ngjyrat e flamurit austriak

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 22:03
Bashkia e Tiranës

Në shenjë solidarizimi me qytetin e Vjenës ku si pasojë e një sulmi terrorist humbën jetën 4 qytetarë dhe mbi 15 të tjerë u plagosën, godina e Bashkisë së Tiranës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit austriak.

Përmes kësaj gjetje të veçantë, edhe Tirana ka shprehur mbështetjen ndaj dhimbjes së popullit të Austrisë pas tragjedisë së një dite më parë.

Tirana dhe Vjena këto 5 vitet e fundit kanë marrëdhënie të shkëlqyera duke intensifikuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat