Aksident, dhunë, vjedhje, policia vë në pranga 6 persona

Tirana

Aksident, dhunë, vjedhje, policia vë në pranga 6 persona

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 16:36
Foto Ilustrim

Policia e Tiranës arrestoi 6 persona, për vepra të ndryshme penale.

Një prej tyre, 28 vjeçari me inicialet A. D, u kap sepse Gjykata e Shkallës së Parë i ka vendosur revokimin e dënimit alternativ nga shërbim prove duke e konvertuar në masë sigurie “Arrest në burg” (i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. G., 21 vjeç, pasi ka vjedhur disa produkte në një qendër tregtare.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. M., 51 vjeç, pasi në Rrogozhinë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. G., 28 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

I. G., 18 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale E. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat