Rindërtimi në Tiranë/ Veliaj: Kemi hapur 500 kantiere rindërtimi

Tirana

Rindërtimi në Tiranë/ Veliaj: Kemi hapur 500 kantiere rindërtimi

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 16:03
Erion Veliaj

Ende pa u mbushur viti nga tërmeti i 26 nëntorit, familjet të cilat humbën shtëpitë po sistemohen në banesa të reja, falë Programit të Rindërtimit. Në Tiranë, ku janë hapur rreth 500 kantiere rindërtimi, puna po ecën me ritme të shpejta, që çdo familje të marrë çelësat e shtëpisë së re para Vitit të Ri.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Kashar, për të inspektuar punimet që po kryhen për rindërtimin e shtëpisë së Dalip Kamberit, banesa e të cilit u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit të shkuar.

Kryebashkiaku siguroi se, me gjithë pengesat që po hasen gjatë këtij procesi nga ata që nuk ndërtuan asgjë, puna do të flasë vetë dhe njerëzit do të shohin veprat, jo fjalët.

Kryefamiljari, të cilit po i rindërtohet shtëpia, u shpreh mirënjohës për gjithçka është bërë pas tërmetit të 26 nëntorit. “I falenderoj të gjithë nga zemra, njësinë, bashkinë, kryeministrin. Njësia na ka qëndruar gjithmonë pranë, ju faleminderit shumë!”, tha Dalip Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat