Kapet në Tiranë 25 vjeçari me pistoletë në makinë

Tirana

Kapet në Tiranë 25 vjeçari me pistoletë në makinë

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Qarkullonte me armë zjarri me vete por është arrestuar nga policia

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave”, në rrugën “Peti” tek “Liqeni i thatë”, u bë ndalimi i mjetit tip “Ëolksëagen Golf” që drejtohej nga shtetasi J. M. Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 14 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës material”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, forca e posaçme "Shqiponjat" dhe Komisariati i Policisë Nr. 2 e vënë në pranga.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga forca e posaçme "Shqiponjat" dhe “Shigjetat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Peti” tek “Liqeni i thatë”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

J. M., 25 vjeç, banues në Kamzë.

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave”, në rrugën “Peti” tek “Liqeni i thatë”, u bë ndalimi i mjetit tip “Ëolksëagen Golf” që drejtohej nga shtetasi J. M. Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 14 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat