Aksident, vjedhje, mashtrim, 5 të arrestuar nga policia në Tiranë

Tirana

Aksident, vjedhje, mashtrim, 5 të arrestuar nga policia në Tiranë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 09:16
Foto Ilustrim

Pesë persona u arrestuan gjithsej nga policia e Tiranës, brenda pak orëve, katër prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe një shtetase, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin D. Gj., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. S., 61 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin B. L., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore, ka kapur dhe ndaluar shtetasin K. Ç., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. K., 34 vjeçe, pasi në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale D. T., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat