5 makina policie ndjekin kamionçinën: Çfarë ndodhi sot në dalje të Tiranës

Tirana

5 makina policie ndjekin kamionçinën: Çfarë ndodhi sot në dalje të Tiranës

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Një ndjekje si nëpër filma është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Pesë makina të policisë bashkiake kanë ndjekur një kamionçinë.

Ndjekja ka përfunduar në rrethrrotullimin e Saukut në drejtim të Elbasanit. Aty drejtuesi i kamionçinës ka shfaqur shenja revolte në drejtim të policëve bashkiakë duke u shprehur se nuk i jep llogari atyre.

Më pas ata kanë thirrur në ndihmë edhe efektivët e Policisë së Rendit për të bërë të mundur ndalimin  e personit në fjalë. Nuk dihen ende arsyet e ndjekjes si dhe as identiteti i personit të ndaluar.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat