1500 shtëpi në rindërtim/ Veliaj: Pjesa më e madhe përfundon para vitit të ri

Tirana

1500 shtëpi në rindërtim/ Veliaj: Pjesa më e madhe përfundon para vitit të ri

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:28
Rama dhe Vleiaj

Familja Dervishi, në fshatin Stërmas të Petrelës, iu gëzua sot një banese të re, shumë herë më e madhe dhe më e mirë se shtëpia e vjetër, e cila u prish nga tërmeti një vit më parë.

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj i dorëzuan dokumentet e shtëpisë së re, duke përmbyllur kështu, të gjitha rindërtimet e shtëpive të goditura nga tërmeti i 21 shtatorit.Kryebashkiaku Veliaj tha se aktualisht në Tiranë janë 1500 shtëpi në proces rindërtimi dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri në strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar.

“Pjesa më e madhe e shtëpive do të përfundojnë para Vitit të Ri. Nuk kemi lënë asnjë familje pas. Në total, në Tiranë janë në proces rindërtimi 1500 shtëpi”, tha Veliaj.

Ndërkaq, këtë javë në Kombinat do të fillojë puna për pallatet e reja.

“Lagjja e re e Vaqarrit edhe e Pezës kaluan me VKM-të e reja. Në Kombinat do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët, për të sqaruar mënyrën se si do të funksionojë lagjja e re. Ne besojmë se do fillojmë edhe aty. Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe që të premten ose të shtunën fillojmë me pallatet e para. Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur banesat nga gjërat e vlefshme”, theksoi Veliaj.

Rindërtimi po vazhdon me po të njëjtin ritëm si në Tiranë, ashtu edhe në zonat e tjera të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat